Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Joselu “fik” Getafen, Reali rimerr kreun e La Liga-s

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Joselu “fik” Getafen, Reali rimerr kreun e La Liga-s

Real Madrid ka fituar në transfertë përballë Getafes në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të La Liga-s. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Coliseum”, përfundoi me fitoren e pastër, 0-2 të madrilenëve.

Protagonisti absolut i kësaj sfide ishe sulmuesi, Joselu. Ky i fundit ishte autori i të dy golave për Realin. Si fillim e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 14’ të sfidës, ndërsa golin për të “fikur” kundërshtarin, e gjeti në minutën e 56’.

Pas kësaj fitoreje, të besuarit e Ancelottit rikthehen në krye të klasifikimit në kuotën e 57 pikëve, 2 më shumë se Girona e vendit të dytë. Në krahun tjetër, Getafe mbetet në vendin e 10-të me 29 pikë të grumbulluara pas 22 javësh kampionat.

Golat e sfidës. (VIDEO)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga