Është mbyllur pjesa e parë mes Mallorcas dhe Villareal në La Liga. Skuadra e Vedat Muriqit vazhdon të udhëheqe me shifrat 2-1 ndaj kundërshtarëve.
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës nuk di të jetë vetëm goleador, pasi në minutën e 20-të ka “shashtisur” kundërshtarët për të gatuar kështu edhe golin e avantazhit, i cili u shënua nga Kadeëere.
Menjëherë pas golit do të plaste grushti në mesfushë, ku Trigueros humb toruan dhe godet kundërshtarin. Nuk ka dyshime dhe lojtari del me të kuq.
Më pas loja do të vazhdonte normalisht dhe Moraes do të barazonte shifrta në minutën e 43-të, por Rodriguez do të kthente sërish në avantazh të tijtë në minutën e 45-të.
Poll