
Është mbyllur në barazim 0-0, sfida Lazio-Torino. Ndeshje që ishte planikikuar të luhej në javën e 25-të, nuk ka prodhuar asnjë fitues, por me këtë pikë të marrë, Torino siguron zyrtarisht qendrimin në Serie A.
Skuadrës "Granada" I mjaftonte vetëm një pikë për të çuar në 4 pikë diferencën me Beneventon, ndërsa ka ngelur edhe një ndeshje nga fundi I sezonit e do të jetë pikërisht përballë Beneventos.
Simone Inzaghi kishte një mundësi të artë sot për të mposhtur Torinon e për t'I dhënë një asist të vëllait të tij, Filipo Inzaghi që drejton Beneventon, por Immobile humbi penallti pak minuta nga fundi dhe Torino doli nga kjo ndeshje me një pikë që vlen qendrimin në Serie A.
Poll