
Napoli ka mundur Interin me rezultatin 1-0, ndeshje e vlefshme për Seria A. Skuadra e Napolit ka hedhur një hap të madh drejt kualifikimit në Champions League, pasi mposhti Interin në "San Siro".
Golin e vetëm të takimit e shënoi Hoze Kalejon në minutën e 43-të. Në këtë triumf për 90 minuta luajti edhe Elseid Hysaj.
Pas kësaj ndeshje Napoli mbetet në vendin e tretë me 74 pikë, 1 më pak se Roma e vendit të dytë. Ndërsa Inter mbetet në vendin e shtatë me 56 pikë.
Poll