Champions League ka luajtur gjashtë ndeshjet e orës 21:00. 14 gola u shënuan në gjashtë takimet e mbrëmjes, teksa spikat fitorja e Inter 1-0 kundër Barcelonës (Calhanoglu), humbja e Atl. Madrid ndaj Brugge në Belgjikë (2-0) apo fitorja tenistike 1-6 me përmbysje e Napolit në Amsterdam me Ajax.
Në sfidat e tjera, Liverpool ka bërë detyrën ndaj Rangers në shtëpi, duke fituar 2-0. Në “Do Dragao”, Porto fitoi jo pa vështirësi 2-0 me Leverkuesn, ndërsa Frankfurt dhe Tottenham e mbyllën në paqe 0-0.
Më herët, Bayern fitoi me Plzen 5-0 dhe Marseille mposhti 4-1 Sporting.
Grupin A e kryeson Napoli me 9 pikë, ndjekur nga Liverpool me 6 dhe Ajax me 3, teksa Rangers në fund me 0 pikë. Në grupin C, Bayern Munich prin me 9 pikë, Inter me 6, Barça me 3 dhe Plzen me 0 pikë.
Rezultatet finale - VIDEO:
FT/ Ajax 1-6 Napoli (Kudus 9’ / Raspardori 18', 47', Di Lorenzo 34', Zielinski 45', Kvaratskheli 63', Simeone 81')
63' Kvaratskheli dërgon Napolin në shifrat e 5 golave.
47' Raspadori i çon shifrat në 4.
18' Raspadori vendos ekuilibrat për Napolin.
34' Di Lorenzo përmbys Ajax.
FT/ Brugge 2-0 Atl. Madrid (Sowah 36', Jutgla 62)
FT/Frankfurt 0-0 Tottenham
FT/ Porto 2-0 Leverkusen (Zaidu 70', Galeno 87')
FT/ Inter 1-0 Barcelona (Calhanoglu 45+2')
85' Ka minuta edhe për Asllanin, zëvendëson Calhanoglu.
67' Pedri shënon, arbitri e anullon për prekje topi me dorë pasi sheh pamjet në VAR.
45+2' Calhanoglu kalon në avantazh Inter.
FT/ Liverpool 2-0 Rangers (Arnold 7', Salah 52' (p))
7' Arnold shënon një perlë nga goditja e dënimit.