
Mauro Icardi është duke shfaqur një superformë me ekipin francez të PSG. Argjentinasi ka gjetur sërish rrjetën në kampionat duke shënuar golin e parë në sfidën midis Lille dhe PSG.
Pas një pasimi nga Gueye, Icardi është gjendur në vendin e duhur, duke shtyrë topin në rrjetë. Ky është goli i 10 i Icardit me fanelën e PSG në të gjitha kompeticionet.
Kujtojmë që Icardi u transferua tek PSG nga skuadra e Interit në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit, pas polemikave të patura tek klubi zikaltër.
Poll