
Barcelona luajti ditën e sotme miqësoren e radhës në prag të sezonit të ri. Katalanasit u përballën Stuttgart në Gjermani ndërsa fituan me rezultatin e pastër 0-3. Golat e sfidës u shënuan nga Depay, Demir dhe Puig, ndërsa kishte minuta edhe për Rey Manaj.
Sulmuesi kuqezi u aktivizua në minutën e 79-të të ndeshjes dhe pas një minute kishte shansin e artë për të shënuar golin 5-të me fanellën e Barçës në këto sfida miqësore. Pjanic i jep asist spektakolar në zonë me Manajn që bën një marrje të mirë, por gjuan keq dhe ndalet nga portieri i skuadrës gjermane. Një tjetër gol me Barçën në këto teste do t'I rriste akoma edhe më shumë besimin e trajnerit Koeman, por edhe ekipeve që do të interesoheshin në merkato.