VIDEO/ Humbja me Bayern nuk “kapërdihet”, Sergio RAMOS përplaset me… fotografët
Shkruar nga NEWSPORT
PSG-ja u mposht nga Bayern Munich mbrëmjen e djeshme në Paris, takim i vlefshëm për fazën me eliminim direkt në Champions League. Sergio Ramos duket se nuk e ka “kapërdijë” këtë disfatë, ndërsa ka pasur edhe një përplasje me fotografët.
Pasi u godit nga një kameraman, Ramos ndaloi dhe u filloi ta shtynte atë. 36-vjeçari më pas u prek nga një fotograf tjetër. Spanjolli nuk duroi më shumë dhe e shtyu edhe të dytin edhe më fuqishëm.
Por, për këto sjellje, mbrojtësi mund ta pësojë keq nga UEFA, pasi është një veprim tejet i shëmtuar nga një lojtar me përvojë.