
Manchester CIty ka fituar 2 me 6 në ndeshjen e 1/8 të FA Cup përballë Luton. “Qytetarët” shkojnë kështu në çerekfinale, duke treguar se nuk do falin asgjë dhe luftojnë për gjithçka sërish këtë sezon.
Protagonistët kryesorë ishin Haaland dhe De Bruyne. Haaland shënoi 5 nga 6 golat, teksa në këto 5 gola 4 prej tyre i asistoi De Bruyne. Dy golat e Luton i shënoi Clark dhe asistoi Barkley, teksa të gjashtin për Cityn e çoi në rrjetë Kovacic.
Tregues ky se kjo dyshe është e pandalshme, kur funksionon mirë. City pret tashmë të njihet me kundërshtarin e tij të radhës në FA Cup.
Poll