
Janë mbyllur dy sfidat e para të ditës së sotme në Premier League, ku Manchester City dhe Brentford kanë arritur të sigurojnë fitoret.
“Qytetarët” e Pep Guardiolës nuk ndalen, teksa triumfojnë 3-0 ndaj Everton. Dopieta e Gundogan dhe goli i Erling Haaland do të ishin vendimtarë në këtë sfidë, e cila ishte e vlefshme për javën e 36-të.
Një spektakël nga djemtë e Guardiolës që shkojmë gjithmonë e më afër titullit në Premier League. Pas kësaj fitoreje ngjiten në kuotën e 85 pikëve, 4 më shumë se Arsenali që do të luajë ndaj Brighton në orën 17:30.
Ndërkohë në sfidën tjetër Brentford fitoi 2-0 ndaj West Ham. Kjo e fundit vazhdon të mbetet në kuotën e 37 pikëve, ndërsa pas 3 pikëve në shtëpi, vendasit ngjiten në vendin e 9-të.
GOLAT: