Arsenali e ka nisur mbarë këtë sezon futbollistik në Premier League. Djemtë e drejtuar nga Mikel Arteta kanë arritur të triumfojnë me rezultatin e pastër 2-0 në transfertë kundër Crystal Palace. “Topçinjtë” kanë shënuar nga 1 gol për çdo pjesë loje.
Në minutën e 20-të, ishte Martinelli që realizoi për Arsenalin duke zhbllokuar rezultatin. Ndërsa në të dytën autogoli i Guehi vulosi shifrat. Duhet vënë në dukje fakti se në minutën e 44-të të takimit, Granit Xhaka mori kartonin e verdhë.
Mesfushori shqiptar ishte i pari i ndëshkuar në këtë sezon futbollistik në Premier League. Kjo sfidë ishte e vlefshme për javën e parë të kampionatit anglez, teksa u nis mirë nga “Topçinjtë”.