Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ Gjest antisportiv nga Elmando Gjini, mbrojtësi i Teutës ofendon tifozët e Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Gjest antisportiv nga Elmando Gjini, mbrojtësi i Teutës ofendon

Teuta u eliminua nga Kupa e Shqipërisë pasi u mposht nga Tirana në Elbasan Arena pas ruletës së 11-metërshave. Durrsakët e mbyllin në çerekfinale duke u skualifikuar për herë të dytë rradhazi nga bardheblutë që i eliminuan edhe vjet.

Në një moment delikat të sezonit dhe në trysninë e penalltive, lojtarët sigurisht kanë një presion të madh mbi supe. Ky presion shpeshherë mund t’i dërgojë në veprime të pamenduara në kuadër të gjaknxehtësisë. Kështu ndodhi edhe me Elmando Gjinin.

Mbrojtësi i Teutës ishte goditësi i 3-të i penalltive dhe pas realizimit zgjodhi të shfrynte nervat tek tifozët kundërshtarë. Një gjesht i pahijshëm antisportiv të cilin e vijoi deri në kthimin te pjesa e tjetër e grupit, siç tregohet edhe nga kamerat e transmetimit.

Një gjest antisportiv që mund të jetë nën vëzhgimin e Komisionit të Disiplinës të cilët jo pak herë kanë dënuar lojtarët për raste të tilla.

Kliko këtu→ VIDEO

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga