Është mbyllur java e parafundit e La Ligas në Spanjë. Një fund dramatik në Madrid me Atletikon që fiton me përmbysje 2-1 ndaj Osasunës, ndërsa Real Madrid bën detyrën dhe fiton 0-1 në transfertë ndaj Bilbaos.
Barcelona "bie" në Camp Nou duke u mposhtur 1-2 nga Celta, ndërsa humbet edhe Sevilla që mundet 4-0 nga nga Villareal në transfertë. Fitore morën edhe Alaves, Betis, Getafe, Sociedad dhe Valencia. Javën e ardshme do të luhet java e fundit e kampionatit spanjoll, ndërsa Atletiko Madrid prek me njërën dorë titullin kampion pasi mjafton të fitojë sfidën e fundit.


Galeria fotografike ()
Poll