Në futbollin kroat ka shumë shqiptarë që po zhvillojnë paraqitje pozitive ku shpeshherë janë bërë pjesë e formacionit të javës. Lindon Selahi është mesfushori që ka luajtur 4 ndeshje me kuqezinjtë dhe ka rigjetur formën e tij më të mirë me transferimin te Rijeka. 23-vjeçari shkëlqeu në fitoren e ekipit të tij përballë Gorica, 0-2.
[caption id="attachment_662128" align="alignnone" width="300"] Formacioni i javes ne Kroaci[/caption]
Sulmuesi i Kosovës, Emir Sahiti, shënoi një supergol për Hajduk Split duke i dhënë avantazhin ekipit të tij që ruan vendin e dytë në renditje pas gjigandëve të Dinamo Zagreb. Sahiti shënon golin e tij të parë këtë sezon duke u zhbllokuar më në fund.
GOLI I SAHITIT:
Poll