Fitore spektakolare e PSG, goli fantastik i Messit i jep fitoren, Mbappe rikthehet fuqishëm në kampionat
PSG ka marrë një fitore të rëndësishme sot përballë Lille. Ndeshja ishte me përmbysje nga të dyja ekipet. Dy golat e shpejtë të Mbappe dhe Neymar i dhanë avantazhin parizienëve në minutat 11 dhe 17. Në të 24-të Diakite ngushtoi rezultatin 2-1.
Por në pjesën e dytë gjtihçka ndryshoi. Sapo filloi fraksioni i dytë i lojës Neymar u dëmtua dhe e la fushën e lojës duke lotuar. Më pas në të 58-tën David barazoi rezultatin 2-2. 11 minuta më vonë do të ishte Bamba ai që do të bënte surprizën duke shënuar golin e tretë për Lille, 2-3. Në minutat e mbetura PSG u hodh e tëra në sulm. Aksionet e njëpasnjëshme u shpërblyen dhe në minutën e 87 Mbappe barazoi sfidën 3-3. Fundi i lojës foli për kampionin e botës, Messin. Për parizienët akordohet një goditje dënimi dhe Messi shënon një supergol në min 94. Kështu i tërë takimi mbyllet 4-3 për PSG.
Me këtë fitore PSG shkon në kuotën e 57 pikëve në vendin e parë. Ndërsa Lille mbetet e gjashta me 41 pikë.