
Bayer Leverkusen ka kapur gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë, pasi ka mposhtur 3 me 2 Stuttgart. Një ndeshje aspak e lehtë, që u vendos vetëm në minutën e 90’ nga Leverkusen.
Gjithçka erdhi me përmbysje në pjesën e dytë, pasi Stuttgart mbylli në avantazh 0 me 1 pjesën e parë. Goli i minutës së 90’ bëri që stadiumi “BayArena” të shpërthente në festë.
Asnjë vend nuk ishte bosh në stadiumin e Leverkusen. Kujtojmë se për të njohur kundërshtarin e gjysmëfinales do të hidhet short.
Goli i fitores nga Bayer Leverkusen: (VIDEO)
Poll