
Ukraina mposhti 0-5 Armeninë në transfertë. Për Ligën B në grupin 5, miqtë e Petrakov kanë marrë tri pikë bindëse, duke i dhënë “shuplakë” vendasve në Jerevan.
Goli i parë u shënua në minutën e 22 nga Tymchyk, teksa në pjesën e dytë erdhën edhe katër gola të tjerë. Zubkov, Dovbyk, Ignatenko dhe sërish Dovbyk kanë vulosur sfidën.
Me një duel më shumë, Ukraina qëndron në krye të grupit me 10 pikë, një më shumë se Skocia. Ukrainasit kanë shanse reale për play-off e Europianit.
Poll