
Oklahoma City Thunder ka marrë një fitore të madhe në fushen e Utah Jazz duke mposhtur vendasit me rezultatin 89-98.
E udhëhequr nga Schroder që shënoi 24 pikë dhe Westbrook që shënoi 23, Oklahoma tashmë renditet e katerta me një fitore më shumë se Portland Blazzers. Los Angeles Clippers fitoi me lehtesi të madhe 140-115 në shtëpi me Boston Celtics. Williams ishte i pandalshëm me 34 pikë dhe me italianin Gallinari që shënoi 20 pikë të tjera.
Boston Celtics u paraqit pa kapitenin e saj, Kyrie Irving por një humbje kaq e madhe nuk pritej nga askush. Një ndeshje shumë e fortë, edhe pse rezultati nuk e tregon këtë u luajt në Cleveland ku skuadra vendase fitoi ndaj vendit të dytë në renditje, Toronto Raptors 126-101. Madje ndeshja u bë edhe më e 'nxehtë' kur Ibaka i Torontos goditi me grusht kundërshtarin e tij. Thompshon të Cleveland, duke e mbyllur takimin përpara kohe.