
Grupimi ultras i tifozerisë së Skënderbeut "Ujqërit e dëborës" feston sot 10-vjetorin e krijimit të tij. Me këtë rast klubi korçar ka uruar tifogrupin me një mesazh mjaft emocional në rrjetet sociale të shoqëruar dhe me një video dhe këng në nder të tyre.
Klubi i Skënderbeut gjithashtu ka falenderuar tifozerinë për mbështetjen maksimale në sukseset e këtyre viteve të fundit duke i cilësuar ata edhe si motivi kryesor për të arritur edhe më shumë.
Le të shohim nëse skuadra do të arrijë t'i dhurojë tifozerisë edhe trofeun e Superkupës në ndeshjen e sotme kundër Laçit.
[gallery columns="1" size="full" ids="267221"]
Poll