
Kualifikimi i Kombëtares në Euro2024, u festua kudo ku flitet shqip dhe nuk mund të mungonte kryeqyteti i Kosovës. “Plisat” ia dolën që t’i japin Prishtinës një atmosferë festive.
Ata kanë postuar video në rrjetet sociale, ku tregojnë rrugët e ndezura të kryeqytetit me mjete pyroteknike.
“Plisat dhe Prishtina jane dhe perhere do te jene zemra e shqiptarise. Cdo here rruget e veshtira i kemi kurorzu me fitore, por kesaj radhe ishte edhe me e embel. Kenaqni syte me pamjet e festes se Plisave e te Prishtines, pas kualifikimit te Shqiperise ne Euro 2024. Shihemi ne Gjermani”, shkruajnë Plisat bashkëngjitur me videon.
Poll