VIDEO/ Festë e madhe pas mbrëmjes gala, Sulejman Starova dhe Gianni De Biasi shkëlqejnë në mikrofon
Shkruar nga NEWSPORT
Mbrëmja gala ‘Më të Mirët 2023’ e organizuar nga FSHF mori vëmendjen kryesore në futbollin shqiptar teksa u ndanë çmimet më prestigjoze për futbollistët e Superiores si dhe të Kombëtares shqiptare.
Nga talentët e vitit, te trajneri dhe Topi i Artë, mbrëmja nisi me ndarjen e pasaportave diplomatike për djemtë kuqezi, ndërsa presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i dha pasaportën shqiptare trajnerit brazilian Sylvinho.
Në përfundim të të gjithë ceremonisë, protagonistët janë drejtuar në një nga ambientet e një hoteli në kryeqytet për festën pas eventit. Sulejman ‘Bobi’ Starova dhe ish-trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi, kanë marrë skenën për ‘vete’ teksa dhurojnë shfaqje duke kënduar një këngë italiane.
Natyra e ‘Bobit’ në këto evente të tilla është e njohur tashmë dhe ‘alegria’ e tij ka ‘pushtuar’ edhe italianin De Biasi. Një duet i cili është shijuar në maksimum nga të dy ata si dhe vetë të pranishmit në festë.