
Qazim Laçi është rikthyer të jetë protagonist në kampionatin Çek. Lojtari i kombëtares shqiptare hyri në fushën e lojës në minutën e 29-të, pasi një nga shokët e ekipit u dëmtua.
Në sfidën që Sparta Prague po zhvillon me Jablonec në kampionët, futbollisti shqiptar asistoi në golin e 3-të të skuadrës së tij.
Një asistim përfekt nga Laçi, i cili nxjerr në zonë Haraslin, me këtë të fundit që nuk e ka të vështirë të mposhtë portierin kundërshtarë.
Sparta pas fitores shkon në kuotën e 42 pikëve në vendin e 3-të në Ligën e parë çeke, vetëm 5 pikë më pak se kryesuesit e Slavia Prague.
Poll