
Ka dhënë jetën për fushën e blertë e pikërisht kjo fushë, ai top e ka lidhur aq shumë me qindra ish-futbollistë e mijëra tifozë anëembanë Shqipërisë. Agustin Kola, ish-lojtari i njohur i kampionatit shqiptar ka emocionuar dhe ka ngritur peshë zemrat e mijëra mbështetësve.
Në një rrëfim për jetën dhe karrierën, në emisionin “Rreze Dielli”, trajneri i moshave te Tirana nuk përmbahet dhe përlotet kur kujton ish-futbollistin Arben Minga, për të cilin thekson se e ka pasur si vëlla.
“Të them dicka për ekipin tim 17 Nëntori, nuk isha vetëm unë, ishim grup, të të them tani për Arben Mingën se edhe zëri më dridhet kur e kujtoj… (përlotet), por çfarë të bësh kjo është jeta. E kisha vëlla e kaluar vëllain. Kishim miqësi me të gjithë, por ai ishte më I miri Më tepër rrija me të sesa me familjen time”, shprehet Agustin Kola.