Taulant Seferi zyrtarizoi aventurën e tij të re te Baniya në Arabinë Saudite të cilët e blenë kartonin e tij për 1 milionë dollar nga Vorskla Poltava në Ukrainë. Sulmuesi i Kombëtares do të përfitojë plot 900 mijë dollar në sezon.
Seferi shkëlqeu në Ukrainë duke qenë golashënuesi i tretë më i mirë me 13 gola ndërsa e ka nisur me të njëjtin ritëm edhe aventurën arabe. Ditën e djeshmeai debutoi me fanellën e re në një ndeshje miqësore ndaj sllovakëve të Galanta e cila përfundoi me rezultatin 4-0 për Baniya.
Ish-sulmuesi i Tiranës shkëlqeu duke shënuar një dopietë, në minutat 17’ dhe 21’, që mbyllën llogaritë e ndeshjes duke e çuar rezultatin në 3-0 që në pjesën e parë.
Poll