Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

VIDEO/ Dy ikonat e sportit shqiptar, presidenti Ilir META nderon Ferid RRAGAMIN dhe Vildan TUFIN

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Dy ikonat e sportit shqiptar, presidenti Ilir META nderon Ferid RRAGAMIN

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vlerësuar dy ikonat e sportit shqiptar si Ferid Rragamin dhe Vildan Tufën.

Ish-futbollisti dhe ish-atleti kanë marrë çmimin “Mjeshtër i Madh” për kontributin e dhënë në sportin shqiptar. Lajmi është bërë me dije nga vetë presidenti që përmes një postimi në kanalin zyrtar shkruan:

“Në vlerësim të kontributit të shquar dhe rezultateve të shkëlqyera sportive, si një nga futbollistët më të spikatur të ekipeve ‘Vllaznia’, ‘Partizani’ dhe Ekipit Kombëtar, pata kënaqësinë të çmoja me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, Ferid Rragamin, mesfushorin energjik, elegant dhe me personalitet të veçantë në fushën e blertë, lojtarin e viteve ’70-'80 që do ta donte çdo skuadër e madhe.

I dalluar për inteligjencën, forcën, harmoninë dhe për frymën e ekipit, Rragami ka spikatur edhe në angazhimin e tij të palodhur për promovimin cilësor të sportit të futbollit dhe edukimit fizik, duke frymëzuar e trajnuar edhe shumë të rinj dhe fëmijë.

Futbolli shkodran sot ka nevojë të vlerësojë më mirë historinë e tij të lavdishme dhe unë besoj se Shkodra e ka potencialin e duhur për t’u rikthyer në majat më të larta të futbollit si dikur”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga