
Sapo ka përfunduar ndeshja mes Juventusit dhe Lyonit. 1-0 për francezët që hedhin një hap të rëndësishëm tutje. Goli u shënua nga Tousart në minutën e 30-të. Torinezët u përpoqën të reagonin por vendosja pothuajse perfekte e mbrojtjes kundërshtare bëri që rezultati të mbetej i pandryshueshëm. Komplikohen më shumë gjërat për të besuarit e Mauricio Sarrit.
Sapo ka përfunduar pjesa e parë mes Lyonit dhe Juventusit me rezultatin 1-0. Goli për vendasit u shënua në minutën e 30-të nga Tousart. Juventusi tentoi barazimin por ishte gati e pamundur. Pritet reagimi në pjesën e dytë, pasi assesi nuk mund të pajtohen Italianët.
FORMACIONET ZYRTARE
LYON - Lopes; Denayer, Marcelo, Marcal; Dubois, Guimarães, Tousart, Aoura, Cornet; Ekambi, Dembelé.
Juventus - Szczesny; Danilo, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Rabiot; Cuadrado, Dybala, Ronaldo.