Një derbi shqiptarës sapo ka përfunduar në Rumani teksa ditën e sotme ka nisur edhe edicioni i ri 2023-2024. Një nga sfidat e para të javës ishte ajo mes UTA Arad dhe Cluj, skuadra të njohura për lojtarët shqiptarë në vitet e fundit. Aktualisht Herald Marku dhe Marko Roganovi janë pjesë e UTA Arad pasi u larguan nga Superioria.
Nga ana tjetër, është mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti dhe sulmuesi i Kosovës Ermal Krasniqi që janë pjesë e Cluj. Ndeshja përfundoi 1-3 në favor të Cluj dhe një nga autorët e golave ishe mbrojtësi Ajeti. Në minutën e 40’ në një rrëmujë në zonë pas krosimit nga këndi, Ajeti arriti të devijonte topin drejt rrejtës për ta çuar rezultatin në 1-2.
Minuta patën edhe për të 3 lojtarët e tjerë në pjesën e dytë.