Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Derbi i Manchesterit sërish blu, Foden dhe Haaland përmbysin United dhe i mbajnë larg nga Europa

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Derbi i Manchesterit sërish blu, Foden dhe Haaland përmbysin

Manchester City ka fituar 3 me 1 derbin përballë Manchester United. Ndeshja e luajtur për javën e 27 të Premier League shkoi sipas pritshmërive. Spektakël dhe 4 gola, që i dhanë fitoren me përmbysje vendasve. City i kishte fituar 2 derbit e mëparshëm dhe me këtë vazhdon dominimin në Manchester.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e United, pas golit të vetëm të shënuar nga Rashford. Për të dytën, kryefjalën e mori Foden. Sulmuesi anglez gjeti dy herë rrugën e rrjetës duke u kthyer në hero.

Goli i parë në minutën e 56’ dhe i dyti në minutën e 80’, i hapën rrugën Cityt për 3 pikë të rëndësishme në garën për titullin kampion. Haaland vulosi gjithçka në minutat shtesë

Aktualisht djemtë e Guardiolës grumbullojnë 1 pikë më pak se Liverpool. Në anën tjetër United ndodhet jashtë zonës së Europës, 6 pikë larg Tottenham.

3 golat e parë të ndeshjes: (VIDEO)

Goli i Haaland: (VIDEO)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga