Dejvi Bregu po kalon një formë të mirë në kampionatin turk. Me ekipin e Boluspor ai arriti të shënonte golin e parë për këtë sezon në ndeshjen e fundit. Por, ai gol si duket zhbllokoi sulmuesin i cili ka shënuar sërish në ndeshjen e sotme.
Titullarë përballë Erzurumspor ku luan edhe Herolind Shala, ish-lojtari i Teutës, shënoi golin e fitores me penallti në minutën e 78’. Ai u tregua i saktë nga pika e 11-metërshit duke dërguar topin në trekëndësh.
Goli i Dejvi Bregut i jep tre pikë me shumë vlera Bolusporit që ngjitet në vendin e katërt në zonën Play-Off, vetëm 2 pikë larg vendit të dytë që të ngjit direkt në Superligën turke.
Poll