Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Chelsea turpërohet në transfertë, Brojës nuk i mjaftojnë 10 minuta për të lënë gjurmë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Chelsea turpërohet në transfertë, Brojës nuk i

Chelsea është befasuar në transfertë teksa është mposhtur 4-1 nga Brighton. Skuadra londineze nuk ka mundur të marrë pikë në këtë sfidë të vlefshme për javën e 14-të të Premier League. Takimi u zhbllokua shumë shpejt me Trossard që realizoi në minutën e 5-të.

Edhe pse miqtë u përpoqën të reagojnë, ishin sërish vendasit që dyfishuan avantazhin falë golit të Loftus Cheek që shënoi në portën e tij. Sot nuk ishte dita e Chelsea-it, teksa Chalobah shënoi edhe golin e dytë në portën e vet, por të tretin për Brighton.

Pjesa e dytë nisi mirë për Chelsea-in që arriti të realizojë në minutën e 48-të të takimit. Havertz shfrytëzoi si duhet një asist të Gallagher. Por, kaq nuk mjaftoi që Blutë e Londrës të merrnin pikë. Për t’i vënë vulën mendoi Gross që shënoi edhe golin e katërt. Pas kësaj ndeshje, Chelsea zbret në vendin e pestë me 21 pikë, 8 më pak se kryesuesit e City-it. Kurse Brighton ngjitet në të shtatin me 18 pikë.

Edhe për sulmuesin e kombëtares shqiptare pati disa minuta. Armando Broja u fut në fushë në radhët e Chelsea-it, por pa mundur të lërë gjurmë. Shtatlarti ishte i markuar më së miri nga vendasit që e dominuan këtë takim të Premier League.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga