Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Çfarë ka humbur Juventus, Bernardeschi e përshëndet me një supergol nga Amerika

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Çfarë ka humbur Juventus, Bernardeschi e përshëndet

Federico Bernardeschi u transferua te skuadra e FC Torontos në kampionatin amerikan duke lënë në këtë mënyrë Juventusin. Mesfushori po kalon një moment të mirë duke u shfaqur të mrekullueshme fizike. Ai ka arritur të shënojë një gol nga mesfusha duke treguar edhe një herë të majtën e frikshme. Sinjal ky për Juventusin që kanë humbur shërbimet e një lojtari me eksperiencë si Bernardeschi.

Ai u ble nga Fiorentina për 40 milionë euro në 2017 dhe në 5 sezonet me Juventus arriti të luajë 183 ndeshje duke shënuar 36 gola e dhuruar 24 assist. Pritej që Juventus t'i konfirmonte rrogën prej 4.5 milionë euro në sezon por një gjë e tillë nuk ndodhi. Tashmë lojtari ka firmosur me Toronton deri në 2026 ku do të përfitojë rreth 5.1 milionë dollarë në sezon sipas New York Times.

Tags:

BOTA VIDEO

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga