
Odise Roshi ka qenë protagonist absolut në ndeshjen e sotme që ekipi i tij Sakaryaspor luajti në transfertë përballë Boluspor. Ekipi i shqiptarit triumfoi me rezultatin 2-3, teksa Roshi shënoi golin e dytë për të tijët.
Rraketa e Kombëtares mori një top nga mesi i fushës duke përshkuar metra me shpejtësi, teksa në hyrje të zonës lëshoi një “predhë” që portieri kundërshtar nuk kishte shanse ta ndalonte.
Për Roshin ky është goli i parë me fanellën e Sakaryaspor, me këta të fundit që pas kësaj fitoreje renditen në vendin e 7-të me 19 pikë, në ligën e dytë të Turqisë.
Poll