
Skuadra e Kukësit me Skënder Gegën në krye, vazhdojnë të përgatiten për sezonin e ri. Verilindorët po marrin ngarkesën e duhur para startit të sezonit. Në videon e mëposhtme mund të shihni disa çaste nga seancat stërvitore, postuar nga vetë klubi verilindor.
Kukësi ka zhvilluar deri tani dy takime miqësore në tokën turke. E para është humbur kundër Istanbulspor me rezultatin e ngushtë 1-0, ndërsa e dyta ka përfunduar me barazimin e bardhë 0-0 përballë Ettifaq FC.
Verilindorët ndodhen në ditët e fundit të përgatitjeve, pasi do kthehen më pas për të qenë gati për ndeshjen hapëse të kampionatit. Kundër ekipit të Tiranës do luajnë më 20 gusht në stadiumin “Kukës Arena”.
Poll