EURO U-19/ Belgjikë -Shqipëri/ 2-1
Ka përfunduar sfida midis Belgjikës dhe Shqipërisë në EURO 2019, me fitoren e belgëve 2-1.
Pjesa e parë foli më shumë për belgët, të cilët përfituan nga faktori fushë dhe ishin më të çliruar psikologjikisht. Ekipi belg arriti të shënonte golin e parë në minutën e 10 me Van der Brempt, nga një goditje standarte, ndërsa të dytin po ashtu në fundin e pjesës së parë me de Ketelaere, pas një aksioni model nga vendasit.
Pjesa e dytë flet më shumë për Shqipërinë. Tregohen më agresivë në sulëm, ku humbin disa raste. Golin e vetëm arrijnë ta shënojnë në minutën e 77 me anë të Brojës, I cili jep shpresë për minutat e mbetura, por kjo nuk mjaftoi.
Kjo është humbja e dytë për Shqipërinë, pas asaj me Greqinë me rezultatin 5-1.
GOLAT:
Golin e parë e shënoi Van der Brempt, në minutën e 10-të pas një goditje dënimi nga krahu I majtë.
Ndërsa goli I dytë u shënuar fare pak, para se të mbyllej pjesa e parë nga de Ketelaere, pas një aksioni fantastic në krahun e djathtë.
Minuta e 77, Shqipëria U-19 rihap sfidën me anë të sulmuesit Broja. Një kombinim i bukur në zonën e Belgjikës dhe Broja gjendet bosh për bosh me portierin, të cilin e mposht fare lehtë.
FORMACIONET:
Belgjika: Vandervordt, Lisens, Kana, Raskin, Mbajo, Onana, Kolasin, Kuipers, De Ketelaere, Van Der Brempt, Vandermeulen.
Shqipëria: Malaj, Shiba, Shima, Pici, Mero, Cuni, Morina, Rrapaj, Bozhanaj, Broja, Dobra.