
Armando Sadiku është sërish protagonist me Mohun Bagan. Sulmuesi i kombëtares ia doli të gjej rrugën e rrjetës në minutën e 17-të të takimit kundër East Bengal.
Një gol fantastik nga Sadiku, i cili tund rrjetën e kundërshtarëve për të barazuar shifrat e takimit. Miqtë kishin shënuar që në minutën e 3-të të sfidës, teksa elbasanasi vendos baraspeshën në minutën e 17-të.
Ky është goli i 7-të për 32-vjeçarin në këtë sezon me skuadrën indiane, teksa ka dhuruar edhe 1 asist në 23 ndeshje të luajtura gjithsej.
Poll