
Marco Bezzecchi bën detyrat në garën e MotoGP, teksa ka arritur të fitojë Çmimin e Madh të Francës në Le Mans. Kjo është fitorja e dytë sezonane që ngushton kështu diferencën me Francesco Bagnaina.
Pikërisht ky i fundit u përfshi në një sherr me Mavarick Vinales. Të dy politët dolën para kohe nga gara, ndërsa menjëherë nisën edhe të konflikoteshin me njëri-tjetrin. Është dashur ndërkurja e komisarëve të pistës për të shuar gjakrat.
Pas Bezzecchi në vend të dytë u rendit Jorge Martin, teksa podium u plotësua nga Johann Zarco. I pafat Marc Marquez që u rrëzua tre xhiro para përfundimit të garës, kur luftonte për një vend në podium.
Augusto Fernandez u rendit në vendin e katërt, ndërsa pas tij Aleix Espargarò. Zhgënjyen në këtë garë motorët KTM.