VIDEO/ Besimtarët katolikë dhe ortodoksë festojnë Krishtlindjet, Sylvinho nga Brazili: Gëzuar të gjithëve
Shkruar nga NEWSPORT
Ditën e sotme besimtarët Katolikë dhe Ortodoksë festojnë Krishlindjet. Urimet janë të shumta dhe mes tyre nuk kishte sit ë mungonte edhe i Sylvinhos.
Trajneri i kombëtares nga Brazili ka uruar të gjithë besimtarët për këtë ditë të veçantë. Sylvinho nëpërmjet një video jep mesazhin e tij.
“Përshëndetje të gjithëve. Ju iu uroj gëzuar Krishlindjet dhe Vitin e Ri. Uroj më të mirat për të gjithë”, ka thënë timonieri i Sylvinhos.
Kujtojmë se braziliani është “arkitekti” i kombëtares shqiptare, teksa ia dolëm të kualiifkoheshim në Euro 2024.