
Në stadiumin “Selman Stërmasi” po zhvillohet një ndeshje mes gazetarëve, ish-lojtarëve dhe artistëve shqiptarë kundër gazetarëve të RAI-t. Të ardhurat e përfituara nga biletat e kësaj sfide do të jepen për bamirësi.
Një event i mrekullueshëm, ku nuk mund të mungonte as emri i Bes Kallakut. Futbolli duket se është në ADN e tij. Vite më parë luante në kategoritë inferiore me Shënkollin e Lezhës. Duket se aftësitë s’i ka humbur dhe këtë e tregoi sot në minutën e 18-të të takimit.
Pas një vertikalizimi nga e djathta, Kallaku depërton bukur në zonë, gjuan prirët duke e çuar topin në rrjetë. Një ndeshje emocionuese dhe zbavitëse, me lojtarët që disa janë me disa kilogramë më shumë në fushë.
Megjithatë, ndoshta Edy Reja duhe t’i “hedhë sytë” edhe nga bota e artistëve. Një Kallak në dhomat e zhveshjes, padyshim që do të shtonte optimizmin në kampin e kombëtares shqiptare. Kjo ndeshje aktualisht vijon të jetë me rezultatin 2-1 në favor të kuqezinjve.