
Hannibal Mejbri ka shkëlqyer te Manchester United. Mesfushori i Djajve ka bërë mirë me ekipin U23 në ndeshjen kundër Tottenham, teksa ka bërë për vete të gjithë që e kanë ndjekur duelin. Edhe pse në moshë të re (18), lojtari është bashkuar me ekipin U23 për sezonin e rregullt.
Në duelin me Spurs, francezi ka treguar cilësi të lartë në fushë, ndërsa është ndalur shpeshherë me faull. I bashkuar me United në 2019 nga Monaco, Solskjaer ka theksuar se lojtari shumë shpejt do bëjë pjesë në ekipin A.
Sfida e fundit ndaj Tottenham e ka parë Mejbrin në qendër të dueleve dhe grushteve, teksa nuk kanë munguar momentet e ekzagjeruara. Prej lookut të tij të veçantë, flokëve të gjata kaçurrele dhe me ngjyrë në portokall, kundërshtarët për ta ndalur e kanë tërhequr prej tyre.