
Trajneri i Kastriotit Emiliano Çela mbushi dje 37 vjeç. Ky përvjetor e gjen teknikun në krye të stolit krutan, me të cilin siguroi dhe mbijetesën sezonin e fundit në Superiore. Lojtarët e Kastriotit i surprizuan të gjithë, pasi ja dolën që nga vendi i fundit, me Çelën në krye të kapnin vendin e shtatë.
Në videon e mëposhtme mund të shihni Edon Hasanin dhe Abaz Karakaçin të cilët i afrohen trajnerit me tortën në stërvitje, teksa të gjithë lojtarët i urojnë më pas ditëlindjen. Atmosfera është festive, teksa Kastrioti ka nisur përgatitjet për sezonin e ri në Superiore që nis më 20 gusht.
Galeria fotografike ()
Poll