
Real Madrid ka marrë ditën e sotme një fitore shumë të mundimshme në derbin përballë Getafes. Një ndeshje që përfundoi 2-1 në “Santiago Bernabeu”.
Të parët që shënuan ishin pikërisht lojtarët e Getafes. Miqtë e gjetën golin në minutën e 11’ me një ish të Realit, siç është Borja Mayoral. Duke mbyllur pjesën e parë 0-1.
Me nisjen e pjesës së dytë Reali u tregua më kërkues dhe gjeti golin në mintuën e 47’ me Joselu. Për fitoren mendoi protagonisti i “Galaktivëve” në këtë sezon të ri. Ishte pikërisht Bellingham ai që çoi ndeshjen në 2-1 në minutën e 95’.
Mesfushori anglez vazhdon të shihet si pika kyçe e këtij Reali teksa në 4 ndeshjet e para ka shënuar plot 5 gola.
Poll