
Sadio Mane u prezantua dje te Bayern Munich deri në verën e 2025. Senegalezi lë Liverpool pas gjashtë sezonesh, duke u paguar afro 300 mijë euro në javë në Gjermani.
Edhe pse me një shumë të tillë, Mane duket se nuk është kaq i njohur në publik. Gazetari i Sky Sport britanik ka dashur të intervistojë sulmuesin, ndërsa makina e tij është ndalur jashtë hotelit ku do bëhej prezantimi.
Në çastin që gazetari ka dashur ta pyes, përpara tij është shfaqur një tjetër person dhe jo Mane. “Shoqëruesi” i Mane është shtangur nga vëmendja, teksa pas heshtjes dhe konfuzitetit ka pasur të qeshura.
@SkySportsNews car crash TV here. Sadie Mane arriving at Bayern “there he is………oh no, hang on a minute”. Nice one 👏🏻👏🏻👏🏻 pic.twitter.com/GNO7zvcg9M
— Dan Lawrence (@lawrenzo7) June 22, 2022