
Bayern Munchen është mposhtur në mënyrë suprizuese në shtëpi nga Werder Bremen, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Bundesligës. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Allianz Arena” përfundoi me fitoren 0-1 të miqve.
Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi një ish-bavarez. Weiser ishte ai që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 59’ të sfidës duke i dhënë të tijëve një 3 pikësh mjaft të rëndësishëm.
Pas kësaj sfide, Bayerni mbetet në vendin e dytë, por thellon diferencën me Leverkusenin kryesues në -7. Bavarezët janë në kuotën e 41 pikëve, ndërsa ekipi i Xabi Alonsos ka 48 pikë. Në krahun tjetër Bremen ngjitet në vendin e 12-të në kuotën e 20 pikëve, duke u larguar nga zona e ftohtë.
Goli i Werder Bremen. (VIDEO)