Bayern Munchen mposhti në transfertë Wolfsburg 4-2 pasditen e sotme për ndeshjen e javës së 19-të të Bundesligas. Një ndeshje që nuk pati shumë histori teksa u vulos që në 19 minutat e para ku Coman dy herë dhe Muller tundën tre herë rrjetën.
Në të 44-ën, Kaminski do të rihapte sfidën dhe me fillimin e pjesës së dytë, pas kartonit të kuq të Kimmich, u duk sikur ndeshja do të merrte një tjetër rrjedhë. Mirëpo, Jamal Musiala do të rikthente edhe njëherë qetësinë me golin e tij në minutën e 73’.
Svanberg do të shënonte një tjetër gol pak para fundit por që do të vlente vetëm për statistika me Bayernin që rimerr kreun e tabelës me 1 pikë më shumë se Union Berlin.
Poll