
Bayern ia ka dalë të shkojë në dhomat e zhveshjes me avantazhin e 3-fishtë (0-3). Ai që hapi siparin e golave ishte Lewandowski që në minutën e nëntë. Sulmuesi përfiton nga një gabim i Musachio, duke dërguar topin në rrjetë. I dyti vjen nga Musiala, në minutën e 24-të. Në këto kushte, Inzaghi vendos të largojë Musachion, duke aktivizuar Lulic. Bavarezët nuk ndalen, teksa gjejnë golin e 3-të me Sane. Gjermanit i kthen topin Reina nga një goditje e fortë dhe e ka të thjeshtë të dërgojë topin në rrjetë.
Në ndeshjen tjetër mes Atletico Madrid dhe Chelsea, shifrat vijojnë të jenë të bardha. Pavarësisht përpjekjeve, asnjë nga ekipet nuk ia del dot të shënojë.
Poll