
Barcelona ka fituar me rezultatin 4 me 0 ndaj Getafes, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 26-të të La Ligas. Me këto 3 pikë, blaugranasit i marrin vendin e dytë Gironës, që ka 1 ndeshje më pak të luajtur.
Barcelona nuk e diskutoi për asnjë moment fitoren. Goli i parë erdhi nga Raphinha në pjesën e parë, ndërsa vulosën gjithçka në të dytën Joao Felix, de Jong dhe Fermin Lopez.
Real Madrid ndërkohë dhe pse ka 1 ndeshje më shumë për të luajtur, mban vendin e parë me 5 pikë më shumë se Barcelona. Sfidën e radhës katalanasit e luajnë në transfertë kundër Athletic Bilbao.
Golat e ndeshjes: (VIDEO)
Poll