
Barcelona ka filluar të kthehet sërish në vëmendjen e futbollit botëror, pasi po krijon ekip pretendent për trofe. Shkëlqimi i katalanasve pritet të shihet në vazhdim, teksa me një video në rrjetet sociale Barça paralajmëron se po vjen diçka e madhe.
“Diçka e madhe po vjen… mbani vëmendjen”, shkruan Barcelona në rrjetet sociale, teksa gjatë videos thuhen fjalë të mëdha, të cilat mund t’i lexoni më poshtë:
“Është diçka magjike rreth këtij vendi. Jehona e mijërave shpirtërave që brohorasin sëbashku. Këtu trashëgimia bëhet një me inovacionin, kreativitetin dhe qëllimin. Mirë se vini. Po ju prisnim”, thuhet në fjalët e arta të videos.
Se acerca algo grande...
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) July 21, 2022
¡PRESTA ATENCIÓN! pic.twitter.com/XvDPbNpZrL
Poll