
Supersfida e javës së 13-të në Serie A mes Milanit dhe Napolit është mbyllur në barazim 1-1. Një ndeshje me shumë raste nga të dyja ekipet, por në fund kanë ndarë nga një pikë. Kapiteni i kombëtares, Elseid Hysaj e ka nisur ndeshjen si titullar dhe është aktivizuar në krahun e majtë të mbrojtjes duke bërë një paraqitje pozitive. Të parët që kaluan në avantazh ishte Napoli në minutën e 24-të me Lozanon, ndërsa 5 minuta më vonë ishte Bonaventura që barazoi sfidën.
Një barazim që nuk I shërben asnjë nga të dyja ekipeve që vazhdojnë të jenë në krizë rezultatesh. Napoli në 5 ndeshjet e fundit ka marrë 4 barazime dhe një humbje, ndërsa Milani në 3 takimet e fundit ka marrë dy humbje dhe një barazim. Me pikën e marrë ditën e sotme Milani renditet në vendin e 13-të me 14 pikë ndërsa Napoli në vendin e 7-të me 20 pikë.