
Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore në Shtëpinë e Futbollit me ekipin që është kthyer në fushë pas një dite pushimi.
Një atmosferë fantastike duket qartë që rrezullon në ambientin kuqezi. Në stërvitjen e sotme, lojtarët ia kanë marrë valles e këngëve me Mujën dhe Bajramin që nisin kërcimin gjatë ushtrimeve.
Të gjithë lojtarët janë stërvitur normalisht, duke e nisur me ushtrime në palestër dhe më pas kanë në fushë për të bërë fillimisht përgatitje atletike dhe më pas trajneri Sylvinho ka bërë edhe një ndeshje kontrolli të kombinuara me situata loje.
Me ekipin është bashkuar sot në stërvitje për herë të parë edhe sulmuesi Marvin Çuni, i cili është stërvitur normalisht me grupin. Seanca stërvitore ka zgjatur për rreth 90 minuta dhe të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mire duke mos patur asnjë shqetësim fizik.