
Laçi mori një barazim heroik në Moldavi përballë Petrocub. Transferta që përfundoi në barazim të bardhë 0 me 0 ishte e vështirë për bardhezinjtë, të cilët luajtën me 1 lojtar më pak prej minutës së 28’, kur Spahiu u ndëshkua me karton të kuq pas 2 të verdhëve.
Sfida prodhoi shumë raste, ku vendasit dominuan. Laçi luajti si 1 i vetëm dhe të gjithë kontribuan, duke e mbajtur portën e paprekur. Tashmë gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit në Shqipëri më 28 korrik. Videon që mund ta shihni më poshtë e ka postuar Laçi nëpërmjet rrjeve sociale, duke shkruar:
“Zemër e madhe, plot guxim, aspak frikë, mentalitet dhe shumë sakrifica, faleminderit djema”, transmeton klubi i Laçit për djemtë që luftuan në fushën e lojës. Kujtojmë Laçi ka luajtur 3 ndeshje europiane deri tani dhe nuk ka pësuar asnjë gol.